Categories Lajme

Prokuroria konfiskon hotelin me vlerë 1 milion euro në Durrës, në emër të një personi me precedent të shumëfishtë

Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasuri me vlerë 1 milionë euro.

Bëhet me dije se pasuria e sekuestruar është në pronësi të shtetasit P.T., i dyshuar për kryerjen e katër veprave penale.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro”,-shpjegohet në njoftim.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për procedimin pasuror nr. 2/2020, regjistruar ndaj subjektit hetimor shtetasit P.T., banues në Plazh, Durrës, rezultoi e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të të dyshuarit P.T., për këto arsye:

Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a.

Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar.

Mbi këtë bazë me Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:

Konfiskimin e pasurisë së mëposhtme në emër të shtetasit P.T., pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME