Këtu i gjeni disa prej këtyre shprehive. Të gjithë e dimë se shprehitë e këqija si pirja e duhanit apo të hamë shumë ushqim të pashëndetshëm kanë një ndikim negativ në shëndetin tuaj, por ka edhe shumë shprehi tjera të rrezikshme që ne nuk i dimë, por që ndikojnë jashtëzakonisht shumë në shëndetin tonë.
Ta mbani kuletën në xhep
Të gjithë ata që mbajnë një kuletë e dinë që vendi më i përshtatshëm është ta mbajnë atë në xhepin prapa pantollonave. Por, përderisa mund të jetë e përshtashme, jo të gjithë e dinë se është e pashëndetshme. Të uleni mbi kuletën tuaj për më shumë se 15 minuta mund të shkaktoj probleme me shpinë.
Të përdorni paisjet elektronike para se të flini
Studimet kanë treguar se përdorimi i paisjeve elektronike pak para se të bini në shumë ia largon gjumin si dhe bënë që mos të keni kualitet të mirë të gjumit.
Pastrimi i duarve me ujë të nxehtë
Studime të shumta kanë treguar se uji i nxehtë dhe i ftohtë kanë të njëjtën efekt sa i përket mbytjes së bakterieve, temperatura nuk luan një rol në këtë pa marr parasysh a është uji 36 gradë apo 16 është i njëjti efekt. Po ashtu, është vërtetuar se uji i ftohtë është shumë më i shëndetshëm për duart tona.
Të hani ushqimin shumë shpejtë
Studimet kanë treguar se të hani shpejtë dhe të përtypni ushqimin shumë shpejtë ndikon seriozisht në shëndetin tuaj. Të hani shpejt ndikon në shtim më të shpejt të peshës dhe madje mund të i rrit shanset për probleme me zemër, diabet dhe infarkt.
Të pastroni dhëmbët menjëherë pasi që keni ngrënë
Edhe pse shumica prej nesh kemi tendencë të i pastrojmë dhëmbët menjëherë pasi që kemi ngrënë, kjo me sa duket nuk është e duhura, studimet tregojnë se dhëmbët duhet të pastrohen 30 minuta pasi që keni ngrenë. Dhëmbët janë të dobët pasi që kemi ngrënë, kështu të i pastroni dhëmbët menjëherë pasi që keni ngrenë nënkupton që jeni duke i atakuar ata.
Të pini ujë nga shishet e plastikës
Është e logjikshme nëse mendohet se pirja e ujit nga shishet e plastikës është e shëndetshme Mirëpo, jo të gjitha materialet janë të sigurtë. P.sh nëse i lini shishet e plastikës në ambient të nxehtë ato e lëshojnë një lloj kimikati i cili mund të shkaktoj kancer të gjirit.