Categories Lajme

Disa të shoqëruar për atentatin ndaj biznesmenit

Disa persona u shoqëruan nga Policia e Vlorës pas atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit Agron Alushaj.

Burimet thanë se janë marrë në pyetje dëshmitarë në vendngjarje në momentin kur ndodhi shpërthimi. Ende nuk ka të arrestuar. Një pistë është ajo e konkurrencës, pasi 48-vjeçari rezulton pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Sipas të njëjtave burime, Alushaj ishte në hapat e parë për ngritjen e një pallati në qytetin bregdetar. Këto janë dy pistat që po heton policia. Nga këta të fundit konfirmohet se 48-vjeçari nuk është person me precedent penal.

Shpërthimi i të premtes ka qenë i telekomanduar dhe mendohet se Agron Alushaj ishte nën vëzhgim nga persona të tjerë, të cilët i vendosen lëndën eksplovie në automjetin e tij tip Benz.

Shënjestra e atentatit mbeti i dëmtuar në të dyja këmbët. Pasi mori ndihmën në spitalin rajonal të Vlorës, 48-vjeçari u transportua në kryeqytet për një mjekim me të specializuar.

Makina e Agron Alushajt shpërtheu në momentin kur po dilte nga një lavazh në hyrje të qytetit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME