Categories Lajme

Dita Kombëtare e Jetimëve/ Meta: Kujdesi dhe edukimi i tyre, prioritet

Presidenti Ilir Meta priti sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve një grup fëmijësh pa kujdes prindëror, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i “Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptarë” Ilir Çumani. Ne fjalën e tij,

Meta u shpreh se “kënaqësi të mblidhemi në këtë ditë shumë të rëndësishme, apelimi dhe ndërgjegjësimi për të gjithë shoqërinë, për të adresuar më mirë problemet e integrimit të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për kujdesin prindëror të shtetit, por edhe për gjithë solidaritetin e shoqërisë dhe të komunitetit ku jetojnë”.  “Lotët e jetimëve janë apeli më i mirë për shoqërinë, për të zgjuar dhe lartësuar humanizmin e saj. Për të treguar dinjitetin dhe për ta parë problemin e secilit prej jush si problemin tonë, jo si një problem thjesht tuajin”, tha Meta.

“Fëmijët jetimë i kanë dhënë shumë Shqipërisë, personalitete të të gjitha fushave, artistë nga më të mëdhenjtë, sportistë e intelektualë. Jemi në një moment kritik të shoqërisë në një krizë të madhe edhe morale, edhe të pabarazisë, edhe të egoizmit dhe këtë egoizëm më shumë e nxit një elitë e papërgjegjshme se sa është natyrë e popullit tonë, që është një popull bujar, është një popull i dashur, i kujdesshëm në raportet njerëzore, fqinjësore e kështu me radhë dhe jemi në një rrezik të madh të instalimit të një fryme përçarëse dhe jo solidare në vazhdimësi e cila do të na rrënojë shumë vlera që i kemi si popull dhe si komb. Dhe në këtë drejtim edukimi i të rinjve akoma më tepër kujdesi më i madh apo dhe i veçantë për jetimët janë dhe do të jenë një prioritet për të gjithë në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME