Categories Covid-19

“Ditë e jashtëzakonshme për njerëzimin”/ Vaksina e parë Covid-19 ofron mbrojtje mbi 90%

Një ngjarje mjaft e bujshme është raportuar lidhur me vaksinën kundër Covid-19. Vaksina e parë që ka treguar efektivitet, mund të ndalojë mbi 90% të infektimeve, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesi i kësaj vaksine, Pfizer dhe BioNTech, e kanë përshkruar si “një ditë të jazhtëzakonshme për shkencën dhe njerëzimit”. Vaksina e tyre është testuar tek 43,500 persona në gjashtë vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe nuk ka patur shqetësime për efekte anësore.

Mbrojtja në mbi 90%, e bën këtë përparim mjaft të rëndësishëm, në kohën kur rregullatorët kishin deklaruar se mund të aprovonin një vaksinë edhe nëse ofrontet 50% efektivitet. Pfizer dhe BioNTech pritet të aplikojë për aprovim emergjent të vaksinës, në fund të këtij muaji. Në mbarë botën ka rreth 12 lloje vaksinash në faza të ndryshme testimi, por kjo është vaksina e parë që ka treguar rezultate. Kompania mendon se mund të prodhoje 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të vitit 2021. Vaksina duhet të aplikohet në dy doza, me një diferencë prej tre javësh mes tyre

Dr Albert Bourla, drejtues i Pfizer, u shpreh se është hedhur një hap i madh përpara “për t’u dhënë njerëzve në mbarë globin, një zgjidhje kaq të nevojshme për të sjellë fundin e kësaj krize shëndetësore globale”. Një nga themeluesit e BioNTech, e ka përshkruar rezultatin si një “moment historik”. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME