Ideja e një djaloshi të vogël për ta ‘’trembur’’ nënë e tij si duket nuk ishte edhe aq e qëlluar. Pasi kishin dalur në një Walmart, djali u mundua që ta frikësonte nënën e tij duke u fshehur prapa një maske, por çdo gjë nuk shkoi sipas planit.
Tylen Ellis dhe nëna e tij, Tashila Alexander, ishin në një Walmart në Chickasha, Oklahoma, kur djali gjeti një maskë gjigande, me të cilën mendoi ta frikësonte nënën e tij. Fatkeqësisht, ajo kishte reflekse më të shpejta dhe fëmija nuk kishte pritur një reagim të tilë, dhe kështu për një moment ajo e goditi të birin në mënyrë instiktive në fytyrë.
