Categories Lajme

Djegia e qëllimshme e banesave në Llakatund, lëndohen gjyshja dhe nipi 14-vjeçar nga ish dhëndri nga Kosova

Detaje të reja dalin në dritë nga djegia e dy banesave në fshatin Llakatund në Vlorë, ku ngjarja dyshohet se është e qëllimshme. Ish-dhëndri i familjes Lutfi Fanaj nga Kosova dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e sa, ka djegur me benzinë shtëpinë e ish-vjehrrit.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit. Fqinjët thonë se ish-dhëndri kërcënonte ish-gruan sepse kishte ikur me djalin, e madje pak para se të digjte shtëpinë e tyre, i ka mbyllur brenda, i ndihmuar edhe nga shoku i tij, dhe u ka thënë se do t’i përvëlojë. Një konflikt në familje, për shkak të një martese të prishur, ka sjellë këtë ngjarje të rëndë që fatmirësisht është pa pasoja në jetë njerëzore.

Luftie Fanaj, gruaja që ishte pronare e njërës prej banesave, jetonte aty me djalin e vajzës së saj. Dyshohet se dhëndri nga Kosova, bashkëshorti i dytë i vajzës të jetë autori i djegies së banesës. Mendohet se çifti janë ndarë dhe dhëndri fajësonte vjerrën.

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 02:00, ai së bashku me një shokun e tij dyshohet se i kanë vënë zjarrin banesës, që për pasojë flakët u përhapën dhe në një shtëpi ngjitur. Si pasojë e flakëve ka marrë djegie në këmbë 14-vjeçari, ndërkohë që vetë e moshuara dyshohet se është dhunuar para se banesës ti vendosej zjarri. Autori i kësaj ngjarje nuk është vënë ende në prangat e policisë.

Fqinjët tregojnë se familja jetonte në kushte të vështira, e madje nuk kishin as energji elektrike në banesë. Mësohet se dy ambulanca kanë bërë të mundur transportimin e gjyshes dhe nipit drejt spitalit.

“Nga ora 2 e gjysmë dëgjuam kërcëllimën, këta janë pa drita pa dreq, si ka rënë zjarri. Kanë pasur konflikt, kanë pasur një vajzë të martuar në Kosovë. Para ca ditësh i mori djalin ai asaj, të zotët e shtëpisë ndodheshin brenda, janë të dy në spital si e ëma, si djali i asaj vajzës që ka qenë e martuar në Kosovë. Erdhën dy ambulanca që ti merrnin”, shprehet një prej fqinjëve.

“Është djegur dhe shtëpia e babait tim, tani erdha dhe pashë shtëpinë për ibret, shtëpia ngjitur është e Lutfies, është grua shumë e mirë. Ky i shkreti vjet i bleu, gjynah, kishte blerë plaçkën e re të gjithë. Shtëpinë e babait e kishim lënë në ruajtje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME