Categories Lajme

Djegia e shezlongëve në Drymadhes, flet përfaqësuesja ligjore e biznesit: Çfarë dyshojmë…

Përfaqësuesja ligjore e biznesit ku u dogjën çadrat dhe shezlongët gjatë natës në plazhin e Drimadhes, Artemis Kito, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme.  Ajo shprehet se kompania që ajo përfaqëson kishte marrë lejen nga Agjensia Ndërkombëtare e Bregdetit dhe tashmë priste piketimin nga Bashkia për të bërë shpërndarjen e çadrave dhe shezlongëve. Kito shprehet se biznesi që ajo përfaqëson nuk ka pasur probleme dhe nuk mendoj se zjarri ka të bëjë me konkurrencën.

“Unë jam Artemis Kito përfaqësuesja ligjore e subjektit Domi.al.shpk, jemi pajtuar me stacionet e plazhit në Drimadhes, kemi ndjekur procedurat pranë bashkisë Himarë.  Mbrëmjen e djeshme ndodhemi një zonë dhe kemi marrë telefonatë nga banorë që kishin parë zjarr dhe tym.

Kemi mbërritur në vendngjarje dhe pamë që shezllonët dhe çadrat ishin përpirë nga flakët. nuk e kishim nisur akoma aktivitetin pasi në 25.06.2021 kemi marrë njoftimin nga agjencia e kombëtare e bregdetit për lidhjen e kontratës dhe prisnim piketimin e bashkisë për të shpërndarë. nuk kemi hasur konflikt nuk kemi pasur probleme, nuk mendoj as konkurrencën dhe asgjë.

Ky është sezoni i 3, vitin e kaluar e kemi pasur në një parcelë tjetër. Këtë kemi thënë edhe në polici. Në këto momente çfarë nuk po dëgjojmë dhe shikojmë por nuk mendoj se kemi ndonjë risk”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME