Policia e Pogradecit filloi pr ocedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetase 50-vjeçare, banore në fshatin Grabovicë. Gruaja me iniciale N.B nisi të digjte një sasi mbeturinash, por zjarri i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë dogji një sipërfaqe prej 5 dynymë vreshtë, barishte dhe shkurre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shk .atërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Categories
Lajme
