Categories Bota, Lajme

“Do na dërgojnë në front”/ Ushtari rus: Nuk kemi marrë asnjë lloj trajnimi, na u tha zyrtarisht se…

Pas lajmeve të djeshme se rekrutët ishin duke braktisur kazermat për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin, duke mos pasur as dyshek ku të flinin dhe as mjete shëndetësore të ndihmës së shpejtë që do ti duheshin në front.

Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar sot dëshminë e një ushtari rus i cili ka treguar se nuk kishte marrë asnjë trajnim para se të dërgohej në front.

Ai ka treguar se nuk ka pasur asnjë trajnim të asnjë lloj, qoftë teorik apo praktik.

Mark Krutov, korrespondent i Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë, i cili është përshkruar si një nga gazetarët kryesorë investigativë në Rusi, ka postuar në Tëitter një video të një ushtari rus i cili u mobilizua së fundmi.

Ushtari i paidentifikuar u dërgua në “regjimentin e parë të tankeve”, por ka pohuar se ata po dërgohen në Kherson në Ukrainën jugore, një zonë që ka pasur luftime të ashpra, pa ndonjë trajnim bazë.

“Përshëndetje të gjithëve nga  regjimenti i parë i tankeve . Na u tha zyrtarisht se nuk do të kishte asnjë stërvitje para se të dërgoheshim në zonën e luftës. Komandantët e regjimentit e konfirmuan këtë. Më 29 shtator do të dërgohemi në Kherson. Mendoni vetë, vendosni vetë se çfarë do të bëni. Nuk ka pasur stërvitje për gjuajtje, stërvitje teorike, asgjë”, dëgjohet të thotë ushtari në video.

Javën e kaluar, Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, si pjesë e planeve për të rekrutuar deri në 300,000 trupa shtesë në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë kontrollin e zonave të çliruara nga ushtria e Zelenskyt.

Mobilizimi i pjesshëm nxiti shpejt një reagim të furishëm në Rusi, me forcat e sigurisë që arrestuan gati 1,400 njerëz në 38 qytete deri në fund të së njëjtës ditë.

Plani i mobilizimit të Putinit ka ndezur panik të madh në Rusi, me një eksod masiv të burrave që ikin nga vendi nga frika se do të detyrohen të luftojnë në Ukrainë.

Të hënën, Kremlini tha se nuk ishte marrë asnjë vendim nëse do të mbylleshin kufijtë e Rusisë për të ndaluar një eksod të burrave të moshës ushtarake që iknin nga vendi.

Kur u pyet për mundësinë e mbylljes së kufirit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Unë nuk di asgjë për këtë. Për momentin, nuk është marrë asnjë vendim.”

Raportet se Rusia mund të mbyllë kufijtë e saj i kanë shtuar skenat kaotike që pasuan urdhrin e Putinit për të thirrur qindra mijëra rezervistë në përshkallëzimin më të madh të luftës në Ukrainë.

Fluturimet jashtë Rusisë janë bllokuar shpejt dhe makinat janë fotografuar të rreshtuara për disa milje në pikat e kontrollit kufitar në Gjeorgji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME