Categories Lajme

“Do të dridhen, kur të zhvishen nga pushteti”, aktori Budina mesazh të ashpër politikës: Do të jepni llogari para drejtësisë

Aktori dhe regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës së artistëve para Bashkisë së Tiranës, pasi kërkojnë informacion për tenderin për projektin e Teatrit Kombëtar.

Duke folur për mikrofonin e News24, aktori Budina tha se nuk do të tërhiqen, deri sa përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ai ju përcolli dhe një mesazh të fortë politikanëve, teksa tha se sot janë të pushtetshëm, ndaj janë kaq të fuqishëm, por nesër kur të ndërrojnë raportet, do të dridhen.

“Ne po presim të marrim informacionin. Është shumë e çuditshme që bashkia sjell policë, pasi ne nuk do të futeshim brenda, nuk është protestë. Ne thjesht duam t’i themi se meritojmë një përgjigje për gjithë këtë që kemi bërë në dy vite. Fakti që ata kanë frikë na krijojnë dyshime se kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ne duam të dimë cili është fituesi i tenderit, ku shkuan 500 milionë lekë.

Ne nuk jemi më vetëm, jemi me juristë, profesionistë, aktivistë, njerëz që na ndjekin. Ka një gjë që nuk e kanë kuptuar ata politikanët, ata që vijnë nga teatri janë mësuar të luftojnë natë ditë në skenë. Ne nuk do ta lëmë këtu, do t’i shkojmë deri në fund. Ne po përpiqemi ta mbajmë në këmbë teatrin për ta lënë atë si një kështjellë të fjalës së lirë.

Nuk do vijë kurrë nga partitë demokracia, partitë janë disa mjete teknike, që çojnë përpara dëshirën e njerëzve. Nëse nuk ka reagim qytetar, çdo lloj partie do rrëshqasë në korrupsion.

Asgjë e investuar nga ne këto dy vite nuk do të shkojë dëm. Këta njerëz e meritojnë një sukses, ne do ta çojmë deri në fund, do ta marrim informacionin tonë. Të jeni të bindur, që ne do të zbulojmë çfarë fshihet pas këtij terri. Ata ecin me idenë se jemi një grup i vogël, por ne kemi lënë gjurmë kudo. Sot këta janë kaq të fuqishëm, por nesër kur të ndërrojnë raportet, do të kuptoni si këta njerëz do të dridhen, se do jenë pa pushtet. Atëherë do ta shohim sa të fuqishëm janë, kur të jenë të zhveshur, se kryetari i bashkisë nuk ka as votat. Kur të zhvishen nga pushteti, ata do të japin llogari para drejtësisë”, tha Budina.

E pyetur nga gazetarja e News24 se çfarë do të ndodhë, nëse ata do ta marrin informacionin që kërkojnë, Budina u përgjigj: “Ne nuk e pranojmë projektin. Po të dalë informacioni, do të kuptohet qartë korrupsioni, ndaj nuk e japin ata. Ka korrupsion, nuk ka pasur garë, ka qenë i paravendosur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME