Categories Lajme

“Doja nuse shqiptare”/ Mjeku që la Turqinë: Ja çfarë s’funksionon në Shqipëri

Mjeku Artan Koni zgjodhi të rikthehej në Shqipëri pas 17 vite studimesh dhe pune në Turqi, ndërsa shtoi se kishte dëshirë të martohej me një vajzë shqiptare. “Doja nuse shqiptare”.I ftuar këtë të martë në “Tempora”, Koni tha se në këto 5 vite qëndrimi nuk i ka mbetur asgjë peng. Sipas tij, një nga problemet kryesore është meritokracia, për të cilën tha se në vendin tonë nuk funksionon.

“Është më mirë këtu se jashtë shtetit, të paktën për mua si mjek. Si ata që kthehen si ata që janë në Shqipëri, problemi bazë është meritokracia që nuk funksionon.Jashtë shtetit mund të keni qenë shumë vjet, mund të jeni rritur shumë nga ana profesionale, vjen këtu punë e madhe. Futet partiaku dhe pikë. Është problem, sidomos për ata që kanë studiuar jashtë shtetit, ky fryma që ke marrë është që i zoti çan. Pasi ke marrë këtë frymë vjen këtu dhe ta hedhin në koshin e plehrave. U ambientova me këtë frymë. Unë isha më i kualifikuar seç duhet, në pjesën e shtetit. Te privati është krejt ndryshe”, tha Koni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME