Categories Lajme

“Nga vjen ky maloku amerikan”, gazetari rrëfen çfarë e riktheu në Shqipëri

Gazetari dhe prezantues shqiptari i “Alien”, Christopher Tushaj ka ndarë me publikun historinë e tij të rikthimit në Shqipëri.Tre breza lindur e rritur në SHBA, Christopher shprehet se ka vendosur të ndërtojë shtëpinë e të parëve të tij në Pukë, e që e konsideron vendin më të bukur në botë. “Tiranën e kam pas kontaktin e parë. Njerëzit kishin theks të ndryshëm, gjyshja ime në Amerikë flet shumë rëndë. Po talleshin me dialektin tim, nga vjen ky maloku amerikan. Kalova pjesën e paragjykimit të tyre”, tha Christopher.

I ftuar në “Tempora”, shqiptari nuk mohon se ka ditë që është gati të largohet nga këtu, dhe shkak është negativiteti. Por ajo që e mban fort është dashuria për vendin e paraardhësve të tij. “Ka ditë që jam me pasion por ka edhe ditë që jam gati të iki. Negativiteti, dua ta heq fjalën pesimist nga fjalori. Shqipëria do të bëhet. Kam vendosur të ndërtoj shtëpinë në Pukë. Ajo është çfarë më mban këtu. Kam udhëtuar kudo në botë, por vendi i të parëve të mi ishte vendi më i bukur që kam parë në jetën time. Ka gjithçka atje. Gjëja e parë që kam thënë është se unë e kuptoj pse keni ikur, por pse keni ikur?!”, tha Tushaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME