Categories Lajme

Dokumentar për 2 Korrikun 1990-të (2010)

Evropa Lindore sapo kishte dalë nga dominimi gjysmë shekullor komunist. Valesa dhe Havel ishin bërë presidentë të Polonisë dhe Çekosllovakisë. Muri i Berlinit kishte rënë dhe Gjermania pritej të bashkohej.

Nikolai Çaushesku, diktatori i vetëm që tentoi të rezistonte u pushkatua nga një togë e ushtrisë në oborrin e një shkolle, në një lokalitet të humbur të Rumanisë. Shqipëria ishte vendi i fundit që rezistonte. Edhe shefi i qeverisë së asaj kohe, Ramiz Alia, e dinte se drejtues të qeverisë së tij nuk vlenin më për asgjë. Historia nis më 2 Korrik 1990. Pas vrasjeve në kufi, ambasadat e huaja ishin targeti kryesor i të rinjve që kërkonin të shpëtonin nga izolimi.

Por në historinë që parapriu 2 Korrikun ka edhe një moment tjetër. Ai është lejimi i familjes Popa që të largohej nga Shqipëria pas 4 vitesh qëndrim në Ambasadën Italiane. Mbërritja e tyre e bujshme në Itali dhe komentet e shtypit të huaj e interpretuan këtë si momentin e parë të hapjes.

Kjo shtyu shumë të rinj të drejtoheshin në ambasadat e huaja. Aventura qëndronte vetëm tek hyrja në to, pjesa tjetër kishte marrë një zgjidhje. Duke mos dashur të krijonte më probleme, pa dashur, regjimi komunist kishte krijuar një precedent. Gafa e detyruar, mesa duket u kuptua shpejt. Më 3 Maj 1990, me urdhrin sekret 499, Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Simon Stefani, i kërkonte policisë së Tiranës fuqizimin e shërbimit për sigurimin fizik të përfaqësive të huaja në Tiranë.

Urdhri u modifikua edhe 5 herë të tjera, deri në datën 2 Korrik 1990 dhe në përfundim të tij thuhej se personeli i policisë së Tiranës ishte i pamjaftueshëm për të mbrojtur fizikisht selitë e ambasadave. Në fund të muajit Qershor, në pamundësi për ta ndaluar me metoda policore, regjimi komunist ndryshon strategji. Diplomatët e huaj në Tiranë thirren dhe iu kërkohet të dorëzojnë personat e strehuar. Më 22 Qershor, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë qenë takuar në rezidencën e ambasadorit italian dhe kishin vendosur të mbronin çdo qytetar që do të hynte në selitë e tyre.

Më 1 Korrik, një shofer i parkut të mallrave i quajtur Ylli Bodinaku, bashkë me familjen dhe miqtë e tij kishte vendosur të thyente me makinën e tij saurrel murin e ambasadës gjermane. Lajmi për thyerjen e Ambasadës Gjermane provokoi mijëra të rinj, të cilët qëndronin në zonat përreth për të hyrë në selitë diplomatike. Aty ndodhi edhe përleshja e parë me forcat e rendit, një përleshje që ndodhte për herë të parë që nga kryengritja e Postribës.

Në pamundësi për t’i zmbrapsur, policia nisi t’i qëllonte dhe për pasojë humbi jetën një djalë 17-vjeçar dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Në orën 23:15 të datës 2 Korrik ndodhi një prej akteve më të çuditshme, që mbeti për shumë kohë në hije. Një akt spontan që do të përshpejtonte atë që do të ndodhte 24 orë më vonë.

Mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria u nisën drejt ambasadave. 6 Korriku ishte mëngjesi më tronditës i atij fundshekulli për shqiptarët. Askush nuk dite se ç’po ndodhte. Atë pasdite zhvillohet pleniumi i PPSH dhe të gjithë dëgjonin ç’po ndodhte nëpër radio. Partia e Punës së Shqipërisë kishte vendosur të merrte masa të forta.

Më 6 Korrik, Shqipëria ishte shndërruar në lajm botëror. Situata në ambasada u bë tragjike. 5000 vetë qëndronin në qiell të hapur dhe uji qe ndërprerë. Nisja e refugjatëve nga ambasadat u vendos në natën mes 12 dhe 13 Korrikut.

Në portin e Durrësit, 4 tragete gjigande prisnin të mbusheshin. Ai ishte largimi më masiv dhe më i dhimbshëm që Shqipëria kishte njohur. Pas largimeve masive, regjimi komunist nuk rezistoi më gjatë. 5 muaj më vonë, pas protestave të Dhjetorit, Ramiz Alia u detyrua të deklarojë pluralizmin politik, pas një dominimi 48-vjeçar të komunizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME