Categories Lajme

Dokumenti/ Vdekja e paralajmëruar e kryekomisarit në Kavalishencë

Një nga viktimat e 26 nëntorit është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i cili gjeti vdekjen në rrenojat e shtëpisë së pushimit numër 4 në Kavalishencë. 54-vjeçari ndodhej ne Durres duke iu nënshtruar një trajnimi. Por a ishte paralajmëruar rreziku për këtë godinë nga ana e inxhinierëve pas tërmetit të 21 shtatorit 2019? Mazhoranca e mohon.

“Godina e ministrisë së Brendshme nuk ka pasur dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit” shprehej Rovena Voda.

Por Ora News disponon një dokument të firmosur nga grupi i inspektimit prej 4 inxhinerësh, në të cilin thuhet qartë se “Hoteli i ri i Shtëpisë së Pushimeve në Durrës”, referuar godinës numër 4, nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz. Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni.

 

Fatkeqësisht shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 Nëntor. Por në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qënë edhe studentë të akademisë së policisë dhe trajnerë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Për shkak të kësaj situatë dhe pikëpyetjeve të ngritura për këtë rast PD ka kërkuar informacion zyrtar qeverisë shqiptare, lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Kavalishenca të Durrësit, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntorit ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj./ OraNews 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME