Categories Lajme

Doli në mbështetje të Veliajt, Buzhala ‘i turret’ Rita Orës: Je paguar nga inceneratorët o motër

Këngëtarja e famshme botërore Rita Ora, ka përfunduar nën sulmin e mediave të familjes Berisha, pasi mbështeti publikisht Erion Veliajn.

“Pasi i ka dështuar fushata dhe mashtrimet i kanë dalë sheshit, Erion Veliaj po angazhon armatën e atyre që ka paguar për koncerte apo spektakle të ndryshme në kryeqytet për të bërë mesazhe mbështetjeje për të dhe për t’i ndarë ato në rrjetet sociale.

Edhe këngëtarja Rita Ora ka bërë një mesazh të tillë”, shkruan portali i familjes Berisha.

Ndërsa gazetari Berat Buzhala shkon më larg, duke aluduar se Rita Ora paguhet me lekët e inceneratorëve për të mbështetur Veliajn.

“Rita Ora e paska mbeshtetë Erion Veliajn në zgjedhje. O allah, qe qysh vendose njeri me e zhy krejt karrierën e lavdishme. Po pse moj motër, pse? Pse bohesh pjesë e krimit dhe korrupsionit? Kush të mashtron kështu? A e ke marrë far incenerator, a çka?”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook.

TemA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME