Categories Lajme

“Doli për të pirë kafe”/ Flet për herë të parë babai i Xhuliano Bullarit

Pas lajmit të kobshëm që mori për djalin e tij i cili u ekz ekutua në Babicë të Vlorës, babai i Xhuljano Bullarit ka zbuluar lëvizjet e fundit të të ndjerit. Babai i Xhuljano Bullarit, është shprehur se djali i tij ishte larguar nga banesa vetëm për të pirë kafe.

Ai ka treguar për mediat, se i riu u largua nga banesa në Babrru, në Tiranë, rreth orës 18.00 apo 19.00 të pasdites së të premtes, si zakonisht për të pirë kafe. Ndërsa theksoi se nuk dinin që ai të kishte kon flikte dhe se i riu priste të shkonte te i vëllai në Gjermani dhe se me Vlorën nuk e lidhte asgjë.

Xhuljano Bullari u gjet mëngjesin e djeshëm pa shenja jete në makinën “Fiat Punto” në Babicë të Vlorës. Dyshimet janë se ai është qëlluar nga personi që ishte pasagjer në mjet. Ndërkohë është zbuluar se mjeti ishte në pronësi të një vajze. Policia ende po vijon për të zbuluar se kush janë autorët e vr asjes së 25-vjeçarit.

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i ar mës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Return”/ I vendosën eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy persona në Vlorë

Operacioni “Return”/ I vendosën eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy persona në Vlorë…

LEXO ME SHUME