Categories Lajme

Donacionet për rindërtimin pas tërmetit, zbulohet shkolla e parë që do të ndërtohet nga ndihmat e mbledhura

“Sami Frashëri” pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve. Duke përshëndetur solidaritetin ndërkombëtar që i dha Shqipërisë 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë janë shkollat dhe çerdhet.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dje, ishte se e gjithë shuma e kërkuar u realizua. Një sukses spektakolar i Edi Ramës dhe i skuadrës që punoi për t’ia mbërritur kësaj dite. Sigurisht, prioritet për Bashkinë e Tiranës janë kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja. Një shkollë e re, që me shumë gjasa do të burojë nga ky projekt, është ish shkolla ime, gjimnazi “Sami Frashëri”. Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë. Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e fituara në Bruksel për Bashkinë e Tiranë, sigurisht edhe shkollat e tjera nëpër fshatra dhe padyshim edhe lagjet e reja të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Këtë deklaratë qytetari i parë i Tiranës e bëri teksa pa nga afër, kopshtin dhe çerdhen e re në Kodër Kamëz që u rindërtua të pritur 150 fëmijë të zonës, ndërtuar nga Bashkia e Tiranës mbi rrënojat e godinës që në vitet ’70.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

“Jam i lumtur që e mbajtëm premtimin për një komunitet, i cili prej vitesh mendonte se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Edhe kur kam ardhur për prezantimin e planit apo për ta inspektuar, shumica e njerëzve thoshin me dyshim: “Ah, mo lali, sa kemi parë ne që vijnë, marrin votat dhe nuk kthehen më kurrë që ta mbarojnë këtë punë’. Jam i lumtur që e mbaruam, e mbajtëm fjalën! E di që jemi shumë kërkues dhe themi: ‘Edhe këtë, edhe ngrohjen, edhe dopio xhamin, edhe parketin’, por pashë se s’kishim lënë asgjë mangët. Fëmijët e Kodër Kamzës e meritojnë këtë!”, tha Veliaj.

Njëkohësisht në Kodër Kamëz po vijon puna edhe për dy shkollat e reja, një 9-vjeçare dhe një e mesme, që pritet t’i japin fund mësimit me dy turne. “Sot 150 familje lirohen të shkojnë në punë, kurse fëmijët shkojnë në një kopësht edhe me drekë. Lajmi tjetër i mirë për komunitetin e Kodër-Kamzës është shkolla: Kalova, e pashë që ishte ngritur binaja e shkollës së re “Nënë Tereza”. Aty në fakt do të jenë dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një e mesme”, sqaroi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME