Categories Politike

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat. Kurse në Maqedoni u zotuan se…

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj komentoi vendimin e Zoran Zaev për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se situatë në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë e njëjte me atë të Shqipërisë, pasi sipas tij Zaev dhe politikanët e tjerë kanë premtuar hapjen e negociatave në mënyrë të pashmangshme.

Ndërkohë që ai shtoi se as ai dhe as kryeministri Rama nuk janë zotuar që suksesi i negociatave do të ishte i garantuar.

“Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme.

Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim.
Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, tha Cakaj.

Paguam çmimin

Më herët Gent Cakaj tha se për shkak të marrëdhënieve të Presidentit të Francës, Emanuel Macron me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria po paguan çmimin me mos hapjen e negociatave.

“Për marrëdhëniet e Emanuel Macron me BE-në, Shqipëria po paguan çmim prej saj. Gama e gjerë e problemeve të Shqipërisë nuk duhet të zgjidhen të gjitha për të çelur negociatat me Shqipërisë.

Vetingu, lufta kundër korrupsionit, dhe finalizimi i ngritjes së trupave të reja të gjyqësorit. Shqipëria vlerësohet dhe për zvogëlimin e numrit të azilatënve anë e mbanë botës”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME