Categories Sport

Dortmundi ka gati 20 milionë euro për lojtarin e Juves, “Zonja” refuzon ofertën

Borusia e Dortmundit kërkon ta përforcojë skuadrën e saj me një mesfushor me eksperiencë siç është Emre Xhan. Gjermani që luan aktualisht për Juventusin në kampionatin italian mund të largohet nga bardhezinjtë pasi po gjen shumë pak hapësira nën drejtimin e Mauricio Sarrit.

Verdhezinjtë që e kanë bërë goditjen e parë në merkato duke sjellë në skuadër Erling Haland nga Salcburgu, duan t’i bëjnë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Lysien Favre, i cili ka kërkuar një mesfushor cilësor. “Sky” shkruan se klubi gjerman ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të mbyllur sa më parë transferimin e tij në skuadrën e Borusias së Dortundit.

Hans Joakim Vacke dhe Andrea Anjeli mësohen të kenë komunikuar dje me njëritjetrin për lojtarin. Dortmundi u ka bërë një ofertë zyrtare bardhezinjve dhe është e gatshme të paguajë 20 milionë euro për Xhan. Shumë kjo që konsiderohet e vogël nga kampionët e Italisë, të cilët duan të paktën 5 milionë euro më shumë për ta lënë të lirë mesfushorin gjerman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME