Categories Lajme

Dosja “Babale”/ Salianji kërkon pafajësinë: Seanca gjyqësore ishte një farsë e planifikuar

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Babale”kundër ish-deputetit të Partisë Demokratrike, Ervin Salianji, për të cilin Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg.

“Siç edhe pritej, një farsë e planifikuar ishte edhe kjo seancë. Është e qartë për gjykatën , për prokurorinë dhe për gjykatën që kur kemi bërë investigimin, sipas qelizave telefonike, Albvert Veliu, Geron Xhafa ndodhen në të njëjtën zonë. Edhe gazetari Jetmir Olldashi këtë ka thënë në prokurori. Pretendimi apo prova kryesore e prokurorisë që është dëshmitari i rremë Alizoti, thotë që e kam sjellë në datën 14 janar bashkë me Albert Veliun dhe ma kanë dorëzuar mua.

Por ne kemi bërë publike përgjime dhe kemi edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme që janë kmunimikimet e Veliut dhe të Alizotit tek të cilat nga janari dhe deri në fund të shkurtit ata nuk kanë ardhur në Tiranë. Bie poshtë pretendimi i dëshmitarit të sajuar se ka ardhur në data 1 apo 15 janar për të më takuar mua në seli për të marrë pagesën. Nuk ka asnjë provë, pretendimet e prokuroprisë nuk ka asnjë fakt të vetëm që të provojë fajësinë time apo të gazetarit, vetëm urdhër politik.Pretenca ishte bërë nga vetë Rama. Gjykata merr vendim pas 30 minutash”, u shpreh Ervin Salianji.

Avokati i ish-deputetit, Ledio Braho, kërkoi që Salianji të shpallet i pafajshëm, ndërsa vetë ish-deputeti kërkoi rishikimin e provave, që sipas tij, janë shmangur nga Prokuroria për t’i dhënë tjetër rrjedhë hetimit.

“Nëse do të doja të bëja një konspiracion kaq te madh do ta bëja me vëllanë e kryeministrit, jo me vëllain e ministrit të Brendshëm. Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Audioregjistrimi është i vërtetë. Prokuroria është nisur nga premisa që kam bërë unë lidhjen mes Olldashit dhe Veliut, por tabulatet provojnë që më ka vënë Olldashi në kontakt me Veliun.

Prokuroria i referohet në mënyrë të qëllimtë vetëm dëshmisë së Alizotit, duke mos marrë parasysh komunikimet e Alizotit me zyrtarë të lartë të policisë. Në këto përgjime del qartë që po paguhej për dëshmi të rreme.

Një provë tjetër e pa kundershtueshme është pavërtetësia e thënieve të Alizotit, që thotë se direkt pas regjistrimet janë nisur në Tiranë. Qelizat telefonike tregojnë qartë se nga 13 janari 18 deri në 31 janar 18 Alizoti nuk ka qenë në Tiranë. Ne e kemi disponuar materialin audio në fund të tetorit dhe jo në janar siç thotë Alizoti”, theksoi Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mbante peng dy fëmijët e mitur në banesë, lihet në burg Aleks Marku

Aleks Marku, 40-vjeçari i cili u arrestua pak ditë më parë pasi mbante peng fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eni Vasili bllokohet në ashensor me 2 vogëlushet: Shtet që nuk garanton asnjë standard jetese normale

Moderatorja Eni Vasili ka kaluar një situatë aspak të këndshme me dy vajzat e saj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke bëjnë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet mjeti në lëvizje në Radhimë-Vlorë, shpëton mrekullisht shoferi

Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Radhimë-Vlorë. Ngjarja ndodhi në vendin…

LEXO ME SHUME