Categories Lajme

Rriten tensionet/ Avionët turq shkelin 40 herë hapësirën ajrore greke

Asetet turke qëndrojnë në gatishmëri për nisjen e kërkimeve për hidrokarbure në brigjet qipriote, duke provokuar kundërveprime nga Athina. Mes dy vendeve vazhdojnë përballjet e tendosura diplomatike dhe ushtarake.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë po bëhen më kritike pas marrëveshjes së fundit të Turqisë dhe Libisë për të ripërcaktuar kufijtë e tyre detarë.

Komentit të Greqisë për epërsi ushtarake në detin Egje iu përgjigj të martën Turqia duke fluturuar reaktivët e saj dhjetëra herë në shkelje të hapësirës ajrore greke.

Në përgjigje të provokacionit ushtarak, flota greke lëshoi në ndjekje aeroplanët e saj, duke evituar konfrontimin.

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktai tha një ditë më parë se Ankaraja mund të dërgojë këmbësori shtesë në Mesdheun lindor.

Trupat do u shtohen anijeve dhe dronëve të armatosur që vendi por edhe pala greke do shfrytëzojë për vëzhgimin e territorit verior të Qipros teksa pritet të nisin mes kundërshtimesh kërkimet e gazit dhe hidrokarbureve.

Ndërkohë një gazetë proqeveritare turke raportoi se Ankaraja po studion edhe mundësinë e përdorimit të aeroportit turkoqipriot si bazë për avionët gjuajtës F-16 nëse konflikti ashpërsohet.

Si Turqia, edhe Greqia janë anëtare të NATO-s por aleanca ushtarake ka njoftuar se nuk do të ndërhyjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME