Categories Lajme

Dosja kalon në gjykatë/ Mbyllen hetimet për vëllain e ish-deputetit të PS-së, ja për çfarë akuzohet

Mbyllen hetimet për vëllain e ish-deputetit socialist, Arben Isaraj, i cili deri pak muaj më parë ishte drejtor i Transportit Rrugor, por dha dorëheqjen.

Dosja në ngarkim të 48-vjeçarit Altin Isaraj, ka kaluar në gjykatë.

Ai akuzohej fillimisht për trafikim lëndësh narkotike dhe prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake e municioneve.

Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, por Altin Isaraj u arrestua për të dytën herë pasi theu arrestin e shtëpisë dhe qëlloi me armë në ajër.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME