Categories Lajme

Drafti me 14 pika/ Meta ‘i heq’ kompetencat Kuvendit: Këshill Politik për çdo ndryshim në reformën në drejtësi

Report Tv ka zbardhur draftin që presidenti Meta i ka paraqitur opozitës jashtëparlamentare gjatë takimit të djeshëm. Në draft janë 14 pika, ku ajo që vihet re është se Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik, që do të vendos për ndryshimet ligjore e Kushtetuese në Reformën në Drejtësi. Me Këshillin Politik njësoj si ai i ngritur për reformën zgjedhore, Presidenti Meta kërkon të njëjtën gjë edhe për Drejtësinë duke i hequr të drejtat për të vendosur parlamenti dhe gjithçka të vendoset në një tryezë politike mes partive. Ky fakt duket se është fshehur gjatë takimit që ai zhvilloi me ambasadorët e vendeve të BE duke u përqendruar vetëm tek Reforma Zgjedhore dhe kjo ka nxitur reagimin e ashpër të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij të BE, Luigi Soreca, duke u shprehur se  “fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta dhe se reforma duhet të vazhdojë para dhe të zbatohet me efikasitet”

Reforma në Drejtësi është një investim i drejtpërdrejtë i SHBA dhe kërkesat e Presidentit Meta për të ndërhyrë politikisht në këtë reformë solli reagimin e fortë të ambasadores Yuri Kim duke e cilësuar sabotim dhe se nuk do të lejohet duke i dërguar një mesazh të qartë dhe direkt Presidentit dhe të gjithë atyre që janë pjesë e planit të tij. Të njëjtin mesazh Yuri Kim dha dhe sot para takimit me KPA, duke u shprehur hapur se s’ka më pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhoren. Pas reagimit të fortë të ambasadës së SHBA, i menjëhershëm ishte dhe ai i kryeministrit Rama duke e mbështetur atë dhe akuzuar Metën “se djajtë janë në tokë”, ndërsa kryedemokrati Basha tha se ndryshimet nuk duhet të ndodhin në parlament pasi është ilegjitim, por nuk u shpreh kundër këtyre ndryshimeve që kërkoi presidenti që të zhvilloheshin jashtë tij.

Gjithashtu Meta kërkon që mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR,  duke lënë të kuptohet se nuk është pro ndryshimit të sistemi zgjedhor, të kërkuar me forcë nga opozita parlamentare, e cila ka thënë se do të vendos dhe veton për këtë çështje. Në pikat e përmendura është edhe heqja e iniciativës së parlamentit për të ndryshuar formatin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas precedentit të krijuar me Arta Vorpsin, e cila u refuzuar nga Meta të bënte besimin dhe iu drejtua një noteri. Kjo solli një përplasje të fortë politike mes qeverisë dhe Presidencës, duke shkaktuar edhe një tubim më 2 mars, ku Ilir Meta kërcënoi se nëse parlamenti nuk tërhiqet nga kjo nisëm do ta shpërndajë atë. Disa pika i ishin përkushtuar edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duke kërkuar largimin e Ardian Dvoranit me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë sipas radhës Presidenti – Parlamenti – Presidenti. Pjesë e veprimtarisë së këtij këshilli duhet të jetë edhe Avokati i Popullit. Hapa pas deputetët e Kuvendit duhet të hedhin edhe për Paketën Antishpifje dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME