Categories Lajme

“Drejtësi për Mateon”, qytetarët protestojnë në Gjirokastër

Disa të rinj kanë protestuar mesditën e sotme në Gjirokastër, pas vrasjes së të miturit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Me pankarta në duar, të rinjtë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ata shprehen se duhet të mblidhen firma në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

“Për Mateon, denonconi vrasësit, denonconi çdo padrejtësi”-shkruhet në pankartat e të rinjve. Kujtojmë se qindra qytetarë po firmosin një peticion që kërkon dënim me vdekje për një vrasës, Klodian Çalamanin.
Këtë iniciativë e morën për shkak të kësaj ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe të gjithe emigrantët.

Kemi moshatarë të Mateos, që kërkojnë të drejtën për shokun e tyre. Kjo ngjarje për faj të dikujt që s’dijmë si ta emërtojmë. Të thuash vr asës është pak. T’i japim zgjidhje këtij problemi që i ndodhi familjes së Mateos, por kjo ngjarje mund të na ndodhë edhe ne.

Të bëjmë atë që është më e mira për të gjihë ne, ndoshta dënim me vdekje, ndoshta dënim me burg përjetë. Merrni përsipër peticione për të mbështetur familjen e Mateos dhe për të vendosur rregulla në shtetin tonë për të parandaluar këto ngjarje. Në 24 orët e fundit kemi patur 4 raste të përdhunimit të fëmijëve. Ju bëj thirrje të na bashkoheni për peticionin dhe për të marrë firmat që të arrijmë aty ku familja e Mateos do të donte.”-shprehet një protestuese. 8-vjeçari Mateo Vasiu u v ra dhe u g ropos nga Klodian Çalamani më 16 nëntor, në një fshat të Fierit. Autori, ka qenë i dënuar më herët për pengmarrje./report tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME