Categories Lajme

Drejtori i Burgjeve: Të burgosurit po dalin para kohe

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, kërkon një marrëveshje të re me prokuroritë e rretheve, me qëllim shmangien e rasteve të lirimit të të burgosurve pa përfunduar ende afatet e dënimit. Shqetësimin e tij, kreu i burgjeve ia ka bërë prezent në datën 13 gusht, të gjithë prokurorive në rrethe. Shkresa zyrtare i është dërguar për dijeni edhe Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në dokumentin 3-faqësh, kreu i burgjeve shpreh shqetësimet që janë konstatuar sipas tij, në ekzekutimet e vendimeve penale në IEVP-t për shkak të gabimeve që kryen nga ana e prokurorëve.

Një ndër më kryesoret, si një çështje ligjore ende e pazgjidhur, është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit” ku prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë. Në këtë rast drejtori burgjeve sjell në vëmendje rastin e lirimit para kohe të Lulzim Cakës dhe disa të dënuarve të tjerë. “Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi”.

Në këtë letër citohet ligji nr.8328, dt. 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989, i cili përcakton “zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë”, ligj ky i cili u shfuqizua me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2004 me zbatim të menjëhershëm. Ismaili thotë se është Prokuroria ajo që në shumë raste bënë gabime në përllogaritjet e ditëve. Në shumë raste, kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është i përfunduar nuk mund të llogaritet dënimi. Në këtë rast janë dhe ata të dënuar që janë të ekstraduar, por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME