Në Helsinki të Finlandës ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë diskutuar sot për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Në shumicën fjalimeve të gjitha palët bien dakord për integrimin e rajonit në BE, por lidhur me afatet kohore vetëm Maqedonia e Veriut përmendet pozitivisht.
Përveç zyrtarëve në ikje të Bashkimit Europian, ministrat e vendeve që marrin vendimin për çeljen e negociatave nuk kanë përmendur Shqipërinë.
Heiko Maas, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, në mesazhin e tij për zgjerimin e BE-së ndalet në mënyrë specifike vetëm te rasti i Maqedonisë së Veriut.
“Ballkani Perendimor ëhstë pjesë integrale e Europës. Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për emri është një hap i madh përpara. Ne duhet të njohim këtë sukses”.- është shprehur ministri gjerman.
Një deklaratë e tillë nënkupton se BE duhet të shpërblejë Maqedoninë e Veriut, në mbledhjen e muajit tetor, për arritjen e paktit me Greqinë. Ndërkohë Shqipëria nuk figuron në asnjë prej qëndrimeve të ministrave të BE.
