Categories Kulture

Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Artit në Venecia

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehu besimin tek projekti i Driant Zenelit, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Artit 2019. “Si komisioner i pavionit shqiptar, ia besuam projektin e artit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në ngjarjen më të madhe botërore të Artit, artistit Driant ZENELI, me projektin me titull “Maybe the cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm””, thotë ministrja

Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Drianti, i cili drejtoi me shumë sukses vitin e kaluar në Tiranë Bienalen e Mesdheut të Krijuesve të Rinj, ndërton skuadër me kuratoren Alicia KNOCK, kuratore në Qendrën e Artit Bashkekohor në Paris “Georges Pompidou”, në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris, të krijuar dhe drejtuar nga Christine MACEL.

Pas pesë edicioneve shumë të suksesshme,  në vijim të pavioneve të realizuara nga artistë si Edi Hila e Adrian Paci, Armando Lulaj, Leonard Qylafi, por edhe nga arkitekte si Simon Battisti, apo skuadra energjike e arkitekteve të paviojnit #TiranaZeroSpace  vijon të jetë i hapur. “Shqipëria është e angazhuar të ndajë me publikun e kritikën ndërkombëtare pjesën e vet më të mirë: Artin dhe Kulturën”, thotë ministrja Kumbaro, duke i uruar suksese Driantit në atë që e quan “sfidë të re të përbashkët në La Biennale di Venezia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME