Categories Sport

Drita fillon përgatitjet nëpër borë, paralajmëron vajtjen në Turqi

Gjilanasit do të ushtrojnë dy javë në Kosovë, ndërsa më pas do t’i vazhdojnë përgatitjet në Turqi Kampionia aktuale e Kosovës, Drita i ka filluar sot përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Gjilanasit kanë njoftuar se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, në përjashtim të Xhevdet Shabanit, i cili pritet t’i bashkohet ekipit gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, fituesja e Superkupës së Kosovës ka njoftuar përmes grupit të vetë zyrtar në “Facebook” se nga 23 janari do ta vazhdojë fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku do të qëndrojë dy javë dhe atje ka planifikuar t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore. Drita e pati një sezon fantastik vjet duke e fituar titullin e kampionit dhe duke e fituar Superkupën e Kosovës, ndërkohë që e bëri një paraqitje bravuroze në debutimin e saj në garat evropiane. Por, ky edicion ishte mjaft i zbehtë për të pasi pati krizë të lojës dhe rezultateve. Tash gjilanasit do të mundohen të këndellen dhe objektiv i tyre është Kupa e Kosovës, përmes së cilës synojnë të dalin përsëri në Evropë, respektivisht të luajnë në Europa League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME