Categories Showbiz

Meghan Markle kthehet në”Suits”? Ofertë milionash

Bosët e NBC Universal, producente e serive televizive amerikane ‘Suits’ duan sërish Meghan Markle në filmin e tyre. Sipas zërave të shkruara në ‘Mirror’ anglez Dukesha e Sussex mund të shfaqet në një pjesë të serive, që e kanë bërë të famshme në Amerike, në një sekuencë prej pak minutash. Oferta është milionere dhe do t’i jepet një shoqate bamirësie ku dukesha bën pjesë. Edhe barku shtatzënë i Meghan nuk do ishte fare problem shkruan gazeta. Në seritë televizive në fakt Meghan interpretonte personazhin e Rachel Zane, që, në shfaqjen e saj të fundit, përpara se artistja të fejohej me Harry, u martua me Mike Ross.

Pra asgjë si pengon producentët të bëjnë Rachelën të kthehet… shtatzënë dhe e lumtur me jetën e saj të re, si një grua e martuar, ekzaktësisht si dukesha.
Pak minutat që janë parashikuar në skenë do të xhirohen në Angli dhe duhen vetëm pak ditë, duke mos i marrë kështu shumë kohë dukeshës së bukur. Por pavarësisht atyre që thuhen nuk ka akoma një konfirmim që lajmi është i vërtetë dhe që Meghan ka pranuar ofertën milionere, duke e bërë Markle të thyejë sërish protokollin mbretëror nëse kjo gjë do të realizohet. Sigurisht që kthimi i saj në seritë televizive do të kishte një efekt të pabesueshëm, duke marrë parasysh episodin e fundit ku shfaqet Rachel, 24 ditë përpara martesës mbretërore, ku operacionet e marketingut ishin shumë fitimprurëse, por kjo gjë mund të mos jetë aspak e mirëpritur nga oborri mbretëror anglez. Vetëm pjesëmarrja e saj për një kauzë të mirë, mund të shpëtojë dukeshën për t’u rikthyer në skenën e filmit.

foto galeri

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME