Categories Politike

Gjosha: Largimi i Bushatit, mungesë vizioni

Largimi i Ditmir Bushatit do të ndikojë në vizionin evropian të Shqipërisë, kur vendi ynë pret në Qershor një përgjigje pozitive nga vendet e Bashkimit Evropian. Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shprehet se me ndryshimet në qeveri, Rama kërkon të kapë të gjitha institucionet madje edhe në diplomaci.

Edhe pse në opozitë me qeverinë, LSI mendon se largimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në këtë moment është i gabuar. Ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për Ora Neës analizoi dy momente kyçe për të cilat ministri Bushati nuk duhet të ishte larguar dhe që sipas saj janë: pritja e përgjigjes për integrimin në mesin e këtij viti si dhe  bisedimet e lëna në mes me Greqinë.

Gjosha: Me një njeri që mundohet të jetë vetë kryeministër, ministër. Ndjej keqardhje edhe për lëvizjen e ministrave duke menduar që janë thjesht manikina dhe kjo nuk i bën mirë një vendi që synon të jetë pjesë e BE, apo të çelë negociatat.

Madje sipas ish-ministres së Integrimit  Klajda Gjosha se largimi i Bushatit dhe i homologut të tij Kotzias do të ndikojnë edhe në frymen e  marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjosha: Ndryshimi i ministrave të jashtëm, patjetër që mund të sjellë politika të reja dhe ne do të duhet të shohim në ditët në vijim sesi do të vijojë me marrëveshjet e mbartura.

Presidenti Meta ende nuk e ka dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e ministrit të ri dhe për këtë ministrja thotë se kreu i Shtetit duhet të marrë kohën e duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME