Categories Lajme

Dritë në fund të tunelit/ Izraeli pretendon se ka gjetur kurën 100% të suksesshme

Ilaçi izraelit kundër koronavirusit raportohet se ka 100% sukses edhe në mesin e pacientëve me sëmundje të rëndë. Ai po testohet në Shtetet e Bashkuara për herë të parë.

Pluristem Therapeutics Inc, një kompani bioteknologjike me qendër në Haifa / Izrael, raportoi se shtatë pacientë që ishin në rrezik të lartë për vdekje, për shkak të problemeve me frymëmarrje, dëmtimit të organeve, duke përfshirë zemrën dhe dëmtimin e veshkave, mbijetuan pas marrjes së këtij mjekimi.

Shtatë pacientët u trajtuan me qelizat alogjenike të zgjeruara të pluritit (PLX) të Pluristemit.

Në thelb, këto qeliza mund të shtypin ose mbrojnë potencialisht aktivizimin e rrezikshëm të imunitetit, që shkakton vdekjen në shumë pacientë me koronavirus. Tani, një pacient në gjendje kritike me COVID-19 në SHBA, është trajtuar me terapi qelizore PLX në Holy Name Medical Center në New Jersey. Rezultatet e trajtimit nuk janë publikuar ende, raporton Telegrafi.

Pluristem Therapeutics, përdor placentat për të rritur qelizat e zgjuara dhe i programon ato, për të sekretuar proteina terapeutike në trupat e njerëzve të sëmurë. Drejtori i kompanisë, Yaky Yanay tha të enjten se një testim do të vijë së shpejti dhe, pasi të zhvillohet, ai shpreson që “miratimi mund të jetë shumë i shpejtë.” “Pas marrjes së dritës së gjelbër nga rregullatorët”, tha ai, “sasi masive të trajtimit mund të përgatiten”. “Ne mund të prodhojmë qeliza për të trajtuar mijëra pacientë shumë shpejt,” tha Yaky Yanay.

Trajtimi përbëhet nga doza 15-mililitër të qelizave – të njohura si qeliza Expanded Pacental – të administruara në injeksione të thjeshta ndër muskulore. Pasi futen në trup, Yanay tha që qelizat bëhen si “një fabrikë e vogël që gjeneron proteina terapeutike”.

Ai shpjegoi: “Shumica e ilaçeve që ne njohim administrohen në sasinë që na nevojiten, por ky është një ilaç që mund të ndiejë mjedisin e trupit të njeriut dhe bazuar në sinjalet që qelizat marrin nga trupi, ato sekretojnë proteina terapeutike që shtyjnë trupi drejt rigjenerimit”.

Qelizat sekretojnë dy lloje të proteinave. Njëra zvogëlon inflamacionin, tjetra është rregullator i sistemit imunitar. Yanay shpreson që këto të ashtuquajtura proteina të imuno-modulimit, mund të ndikojnë sistemin imunitar.

“Ata ndalojnë trupin të sulmojë organet e veta, duke bërë që qelizat e placentës të sekretojnë faktorët imuno-modulues, në thelb duke çlodhur sistemin imunitar, pasi proteinat e tjera zvogëlojnë inflamacionin”, tha Yanay.

Ai sqaroi: “Pacientët, që janë në gjendje të rëndë dhe po vdesin, në të vërtetë vdesin nga një gjendje e rëndë e frymëmarrjes. Ajo që po ndodh vërtet është se kanë nivel shumë të lartë të inflamacionit dhe në një moment të caktuar sistemi imunitar i pacientit do të sulmojë (pacientin), kryesisht në mushkëri ”.

Deri më tani, teknologjia e Pluristem është përdorur kryesisht për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga rrjedhja e dobët e gjakut në këmbë, por shkencëtarët e kompanisë ishin në gjendje të riformatonin shpejt qelizat, për të trajtuar pacientët me coronavirus.

“Ne marrim qelizat nga placenta dhe kemi zhvilluar teknologji, për të zgjeruar qelizat në një numër shumë të madh, në një mjedis që imiton trupin e njeriut,” tha Yanay. “Teknologjia na lejon të trajtojmë më shumë se 20,000 njerëz nga një placentë e vetme.”Ekipi i tij “programon” qelizat, të cilat më pas kanë një gamë të gjerë të proteinave që mund të sekretojnë. Qelizat nuk çlirojnë vetëm proteinat, por gjithashtu “rregullojnë nivelin e sekretimit në bazë të sinjaleve, që marrin nga trupi”, tha ai.

Yanay deklaroi se Pluristem, i cili e ka qendrën në Haifa, do të vazhdojë të trajtojë pacientët, që e aprovojnë trajtimin, ndërsa po punojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë miratimin e plotë nga rregullatorët.

“Fokusi ynë kryesor mbetet, megjithatë, fillimi i një studimi klinik ndërkombëtar,” tha ai, duke shtuar se besonte që “terapia qelizore është një kandidat shumë i mirë, për të trajtuar një sëmundje komplekse që po sulmon disa organe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME