Categories Lajme

Drithëruese/ Vajza del nuse nga çadra, prindërit: E nxorëm si të vdekur…

Prej gati 34 muajsh kanë mbetur në dorë të Zotit ndaj besojnë veç te ai. Sakrificat për fëmijët i mbajnë gjallë, në një kohë kur mbijetesa është ulur këmbëkryq në cadrën ku gdhinë dhe ngrysen 7 frymë…2 me 2 është çadra që mban brenda hallet e gëzimet e pakta të familjes Jaku në Bubq.

Nga kjo çadër pak ditë më parë vajza e madhe doli nuse…Lotët e një babai të rënda mjaftueshëm në ditën e dasmës së vajzës, jo se ajo po martohet por sepse ai nuk e nxorri dot nuse siç dëshironte. Lotët e një nënë…që vajton vajzën se e nxorri nuse nga çadra, atje ku rrënojat i kursyen jetën.

Në 26 nëntor të 2019 termeti ju shembi shtëpinë që i ra mbi koka, por fatmirësisht ju fali jetën. Më tej, i priti çadra pasi bonusi i qirasë ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur frymën gjallë larg tokës dhe bagëtive. Martin Jaku martoi vajzën dhe ditën që duhet të gëzonte, vajtonte për fatin e saj.

Përjetim e dhimbje që kjo familje tregon për gazetaren Bora Shahini në emisionin Abc e mëngjesit. E ndërsa Lulja përsërit vazhdimisht dhimbjen që do e shoqërojë deri në vdekje, thotë se do shesë gjak vetëm që të shohë sadopak lumturi për fëmijët.

Aty bënë nuse vajzën, tek po i njëjti divan qëndruan të pandarë duke qarë në heshtje, aty kërcyen e pritën miqtë. Familjet shqiptare e kanë për traditë të bëjnë gjithçka për të pritur krushqit, për të shmangur fjalët e njerëzve. Jeta e fati i Martinit dhe Lules tashmë duken se do të vijojë larg Shqipërisë.

Ata do t’i rikthehen emigrimit pas 30 vitesh sepse s’duan që djalin dhe vajzën ta martojnë në të njëjtat kushte, se nuk mund ta lënë vajzën pa shkollë. çdo të bëjnë ata? E sigurt që nuk do të dorëzohen./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME