Dua Lipa në videon e realizimit të kampanjës për ‘YSL’ prezantohet si ‘këngëtare nga Londra’ dhe komentet nga shqiptarët kanë vërshuar postimin e saj. “Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja. Fansave shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe e kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve të tyre.
Ata ia bëjnë të qartë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku u rrit. Kjo deklaratë e këngëtares na ka habitur të gjithëve, pasi Dua është përpjekur në maksimum që të ngrejë emrin e Kosovës. Ajo prej dy vitesh zhvillon në Prishtinë “Sunny Hill Festival” me qëllim promovimin e vendit të saj.