Categories Lifestyle

“Dua të kryej sërish marrëdhënie me shokun e ngushtë të tij, por e ka të…”

E dashur Deidre. Kam pasur marrëdhënie s eksuale me shokun më të mirë të ish-të dashurit tim dhe tani tundohem ta bëj përsëri.

Problemi është se unë jam shumë e frikësuar se ish-i im do të na zbulojë, dhe ky do të jetë me të vërtetë një lajm i keq.

Unë jam 22 dhe ish-i im është 24. Kam pasur lidhje me të për një vit.

Në fillim ishim shumë mirë bashkë por më vonë fillova të mos ndihesha mirë në këtë raport dhe ai filloi të bëhej xh eloz dhe a gresiv. Më a kuzoi për f lirtim dhe t radhti me burrat tek lokali afër shtëpisë, edhe pse unë kam qenë shumë e kujdesshme dhe kurrë nuk do ta t radhtoja.

Një ditë kur ishte i dehur ai madje edhe më q ëlloi, dhe unë nuk dija çfarë të bëja. Duhej guxim për të përfunduar me të, kështu që i thashë se ishte një djalë i mirë, por më duhej të isha vetëm.
Ai nuk e pëlqeu aspak këtë vendim dhe erdhi në banesën time vonë një mbrëmje dhe kur i hapa derën, më tha se kishte diçka për të më treguar.

Unë u përpoqa ta mbyllja derën, por ai më detyroi ta hapja dhe më g oditi. Për fat të mirë, një nga fqinjët kishte lënë derën e tij hapur dhe kur na dëgjoi erdhi dhe e largoi duke më mbështetur.

Ai thirri policinë dhe ish-i im u a rrestua për s ulm. Disa javë pas kësaj, shoku i tij erdhi në banesën time për të parë se si isha, pasi tha se ishte i shqetësuar për mua. Ai është 29 vjeç.

Folëm gjatë dhe ndërkohë pimë edhe disa shishe me birra. Përfundova duke fjetur me të dhe ishte s eksi më i mirë që kisha pasur ndonjëherë. Tani ai më merr në telefon dhe më thotë se dëshiron të vijë.

Do të doja një përsëritje të asaj nate, por e di se ai është i martuar, me dy vajza të vogla. Ai thotë se mund të më shohë dy herë në javë, por unë jam e frikësuar se mos ish-i im më zbulon.

DEIDRE thotë: Ju lutem mos shkoni më tej. Ka çdo mundësi që ish-i juaj t’ju zbulojë – shoku i tij mund t’ia tregojë vetë – dhe ai më duket si një njeri i rrezikshëm.

Natyrisht, kur ju vendosni të bëni seks me të nuk është puna e tij – dhe dhuna, pavarësisht nga arsyeja, është e gabuar.

Por për hir të vetvetes, ju duhet të bëni zgjedhje shumë më të mira dhe të kujdeseni më mirë për veten.

Pse të humbni kohën tuaj me një njeri që do të mashtrojë gruan e tij dhe nuk ju ofron asgjë, përveç seksit? Pse duhet të afrohesh me një njeri që do të largohet kur ta keni bërë? Unë jam e bindur se ju nuk keni pasur shumë dashuri në jetën tuaj. Nëse do të ishit rritur me ndjenjën e vlerësimit për veten, do ta dinit se meritonit më mirë se kjo. Mos u “shit” lehtë. Është më mirë të jesh vetëm se të jesh me një njeri që nuk mund t’i besosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME