Categories Lajme

“Duam paratë, ku i ke?”, e moshuara tregon mes lotësh tm.errin: Më tërhoqën zvarrë, kishin pist.oleta

Momente tmerri për të moshuarën Jorgjica Ruçi, nënën 80 vjeçare, që u përball me grabitësit e armatosur që hynë natën për të vjedhur në banesën e dhëndrit të saj. Në një prononcim për mediat, pas grabitjes ajo tregon se ka qenë me një komshijen në shtëpi, që e kishte ftuar për të mos qenë vetëm gjatë natës. Ajo tregon se autorët kishin pistoleta dhe që në fillim i kanë kërkuar paratë. Më pas thotë se e kanë tërhequr zvarrë dhe i kanë mbyllur në një dhomë.

“Isha te krevati. I thashë edhe një komshije për të fjetur bashkë. Na hodhën rrobat mbi kokë. Ca kërkoni,-u thashë. -Duam para me thanë. Ku i ke paratë, -me thonin. Unë bërtisja e qaja. I hodhën të tëra. Më futi në dhomë, më tërhoqi zvarrë. Na mbyllën brenda me atë komshijen tjetër. Njerëz me pistoleta, me elektrik. Ku i ke paratë more,- thonin? Më kapën gojën por nuk më goditën”, tregon ajo.

NGJARJA   Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre. Burime të Panorama thanë se pronari i banesës, Vasil Basho jeton në Greqi dhe është informuar mbi ngjarjen. Ai është nisur me urgjencë drejt fshatit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen. Në banesë mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar, fqinje, e cila rrinte me 80-vjeçaren per ti bere shoqeri. Ato deklarojne se nuk jane dhunuar dhe nuk jane perballur me autoret. Sakaq, lidhur me shumen e grabitur, pohimeve të pronarit në banesë kishte 1500 euro dhe rreth 80 mijë lekë të rinj. Tre grabitësit kishin maska dhe ishin të armatosur. Familjaret thone se ata kanë marrë edhe një valixhe me dokumente, e cila ka qene e mbyllur. Policia ka bere shoqerimin ne komisarit te 8 personave, nga fshati dhe zona perreth.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME