Categories Sport

Humb personin e afërt, lojtari ‘braktis’ Partizanin para ndeshjes me Vllaznin

Nuk duket të kenë fund problemet për klubin e Partizanit. Pas performancës së dobët në ndeshjet e fundit dhe rënies në renditje, klubi vijon të përballet me sfida të tjera të shumta. Një nga ato do jetë edhe mungesa e paparashikuar e sulmuesit Theofilus Solomon në ndeshjen me Vllazninë.

Sulmuesi nigerian nuk do të mund të jetë i pranishëm në këtë përballje, pasi mori lajmin e hidhur për ndërrimin nga jeta të nënës së tij. Ndërkohë për ndeshjen e nesërme me Vllazninë, janë konfirmuar 4 mungesa nga Partizani. Uilliam Melo dhe Deian Boldor do të mungojnë pas kartonëve të kuq që morën në Durrës për sherrin në fushë. E konfirmuar është edhe mungesa e Theofilus Solomon, i cili ndodhet pranë familjes, pas fatkeqësisë me nënën e tij.

Mungesa e katërt është Esat Mala, i cili që para ndeshjes me Laçin po vuan pezullimin e dhënë nga drejtuesit e klubit, penalizim i cili ka lidhje me mosrinovimin e kontratës. Partizani ka zbritur në vendin e pestë në renditje dhe baraslarguar me 5 pikë nga Kukësi i vendit të parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME