Categories Lajme

Duda Balje krijon parti të re pas largimit nga VAKAT-i

Unioni Socialdemokrat, kështu do të quhet partia më e re në Republikën e Kosovës e që do të drejtohet nga deputetja, Duda Balje, shkruan Gazeta Express.

Njoftimin për krijimin e partisë Balje e ka dhënë përmes në njoftimi në profilin e saj zyrtar, derisa ka treguar se tashmë ka filluar punën subjekti më i ri i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Partia është krijuar nga një numër i madh njerëzisht që kanë një mendim të përbashkët, me synime të njëjta për t’i dhënë diçka ndryshe skenës politike”, ka shkruar Balje.

Sipas saj Unioni Socialdemokrat është një parti e atyre që punojnë për ndryshime dhe jo e atyre që vetëm flasin për to. “SDU është partia e atyre që jetojnë nga puna, dija e angazhimi , dhe jo e atyre që jetojnë nga keqpërdorimi i punës se njerëzve, dijes dhe angazhimit”, thuhet ndër të tjera.

Duda Balje kishte ndarë rrugët me VAKAT-in pas zgjedhjeve të parakohshme, derisa kishte drejtuar akuza të shumta në drejtim të udhëheqësisë së VAKAT-it.

Vendimin për largim Balje kishte thënë se e ka marrë pasi që për një periudhe të gjatë ishte  prishur harmonia brenda partisë dhe agresiviteti brenda kishte arritur kulmin në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e  partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, kishte deklaruar Balje./Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME