Categories Lajme

“Duheni zhdukur me soj e sorollop, koha për nën-dhe”/ Kër.cënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij (MESAZHI)

Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, është kërcënuar me jetë, së bashku me familjarët e tij dhe avokatin.Vetë Tufa ka publikuar në “Facebook” mesazhin kërcënues, në të cilin shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.

“KËRCËNIM I PERSONALIZUAR ME VDEKJE. E hapa mesazhin dhe u ndesha me po atë gjuhë urrejtjeje, si në mesazhin e parë, derguar avokatit tim z. Kujtim Cakrani 20 dite me pare, por tashmë me një tekst të ndryshëm, të ri, të personalizuar, ku përveç meje e familjes, kërcënimi përfshin edhe kolegë studiues me të cilët punoj në institut e jashtë tij.

Është gjuha e ashpër, e dhunshme e atyre “morrave të kuq” që zbritën nga mali; e atyre analfabetëve organikë që pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurinë, vilat, tokat, jetët, fatet e gjithçka mund të rripej nga lëkura e atdheut tonë lakuriq. Gjuha tipike e atyre që, pasi pushtuan, grabitën, zhvatën, masakruan, prenë e varën, dhunuan e përdhunuan, skllavëruan dhe zombifikuan një popull të tërë me dogmën më të shëmtuar të universit, thanë e mburrën edhe sot, se “sollën qytetërim”, “zhvillim”, “emancipim”; që mburren se janë “qytetarë”, pikërisht këta lythë sekrecionesh të neveritshëm socio-historikë!”, shkruan Tufa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME