Categories Lajme

Rama tha se do ta padisë, reagon Haradinaj: Atdheu para së gjithash, ekspozova ata që kërkonin ndarjen e Kosovës!

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi në emisionin “Opinion”, se do ta padisë për shpifje. Haradinaj u shpreh se respekton të drejtën e Ramës për të ndërmarrë këto veprime, por se ai ka vepruar në mënyrë legjitime për të mbrojtur tërësinë territoriale të Kosovës.

“Kam parë disa tituj në portalet në Kosovë, por nuk e kam parë intervistën. E kam shprehur qëndrimin tim lidhur me shkëmbimin e territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës, e cila do të sillte dëme ekonomike.
Këto qëndrime janë shqetësim legjitim i imi. Nuk kam koment për deklarime të tjera.
Ai [Rama] ka të drejtat e veta dhe i respektoj. Shqetësimi im ka qenë për projektin e ndarjes, i kam mbajtur ato qëndrime legjitime. Atdheu para së gjithash! Qëndrimi im është legjitim për të ekspozuar të gjithë ata që kanë përkrahur ndarjen“, u shpreh Ramush Haradinaj, në lidhje direkte me gazetaren Nisida Tufa të News24.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj Haradinajt, për deklaratën se 10 miliardë dollarë do të ndaheshin mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiç, pas ndarjes së Kosovës.
Kjo do të ishte hera e parë, që një kryeministër shqiptar ndërmerr një hap të tillë, duke paditur një lider dhe ish kryeministër të Kosovës.

/TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME