Categories Lajme

EMRAT/ Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarëve të Kadastrës në Durrës

Policia jep detaje për operacionin e koduar “RODONI” që çoi në pranga ish-zyrtarë e zyrtarë të ish-Hipotekës dhe Kadastrës Durrës. Bëhet fjalë për tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë në zonën bregdetare. Tre persona janë shpallur në kërkim. Janë disa veprat penale për të cilat akuzohen zyrtarët, ish-zyrtarët dhe përfituesit si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”. Policia ka sekuestruar edhe shuma parash. Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Nr. 98/9 datë 23.10.2019, zhvilluan operacioni policor “Rodoni“, për ekzekutimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasit e mëposhtëm:

Ardi Iljazi, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

S. I., 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
B. Z., 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2,3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
L. K., 33 vjeçe, Përgjegjëse e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:

L. O., administrator i një shoqërie private.

L. B., përfitues toke me banim në Bizë.

A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u kryen ndalimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vazhdon hetimin për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës nga punonjësit e administratës publike dhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis çdo rast të paligjshmërisë dhe krimin e organizuar e korrupsionin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sherr mes të rinjve tek “Asllan Rusi”, policia shtrin një person në tokë

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur para pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnje/ Aksident i rëndë, humb jetën një person! Identifikohet viktima

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak momente më parë në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Momente dramatike/ Sirianët të çliruar pas largimit të Assad-it

Një grua siriane e moshës së mesme qëndronte në sediljen e pasagjerit të një makine.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Falja e gjobave të 10 viteve të fundit, deputetja e PS-së Pranvera Resulaj zbulon detajet: Pse ky ligj përpara zgjedhjeve?

Mazhoranca do të falë penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit në zonat rurale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja tragjike tek ‘Fan Noli”/ Vrasja e Martin Canit, shoku i tij Luisi mbeti i plagosur, niset për kurim në Bari të Italisë

I riu Luis Meçja që ngeli i plagosur gjatë sherrit, ku humbi jetën shoku i…

LEXO ME SHUME