Categories Lajme

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer, përgjigjja përfundimtare

Ka aq shumë këshilla nga specialistët për këtë pyetje, sa shpeshherë janë edhe kontradiktore. Siç dihet, frigoriferi është shpikur për të mbajtur ushqimet e freskëta dhe mbajtja e bukës aty është një nga këshillat që shpeshherë është marrë e mirëqenë, por në fakt, nuk është kështu.

Sipas një studimi të fundit në Britani, specialistët kanë arritur në përfundimin se arsyeja pse buka nuk duhet ruajtur në frigorifer fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave. Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme. Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të fortë. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.

Çfarë duhet bërë për të ruajtur më gjatë bukën?

Një nga specialistët e studimit, David Norman, këshillon që mënyra më e mirë për ta mbajtur bukën të freskët është të mos e blesh atë me feta, sepse kështu ajo thahet më ngadalë. Gjatë vaktit pret vetëm disa feta, aq sa do të konsumosh, dhe pjesën tjetër e lë të paprerë. Në rast se sasia e bukës është e madhe dhe do ta ruash në frigorifer, mënyra më e mirë për të ndaluar procesin e rikristalizimit të niseshtesë është ta futësh në një enë hermetike ose në një qese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME