Categories Lajme

“Duhet notë proteste ndaj Greqisë”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar sot në lidhje me kaosin e krijuar në Kakavijë. Në një postim në rrjetet sociale, Abazi shkruan se Greqia mbyll kufirin gjatë natës, por nuk po shihet asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare ndaj trajtimit që po u bëhet qytetarëve shqiptarë në kufi. Më tej kreu i Vetëvendosjes, komenton dhe aksidentin e ndodhur në Kakavijë, ku një 10-vjeçar u përplas për vdekje nga një ambulancë. “Ky aksident tragjik nuk do kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur keqtrajtimi në kufi nga pala greke dhe shpërfillja disa ditore e qeverisë shqiptare ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve të vendit”, shton Abazi

REAGIMI I PLOTË

Prej 4 ditësh me mijëra shqiptarë janë bllokuar në kufirin me Greqinë në Kakavijë në radhë kilometrike. Gjatë pranverës, në mes të valës së parë të pandemisë, bizneset greke, drejtuesit e disa rajoneve në Greqi dhe qeveria greke kërkuan me ngulm nga Shqipëria krah të lirë pune përmes punësimit sezonal në sektorin e bujqësisë në Greqi. Kjo kërkesë u finalizua me marrëveshjen e 2 majit 2020, që parashikonte punësimin e gati 10.000 shqiptarëve gjatë kësaj kohe. I nevojiten shqiptarët Greqisë si krah i lirë pune, por jo si njerëz që duhen trajtuar me dinjitet e që u respektohen të drejtat.

Kështu, pavarësisht radhës së gjatë dhe pritjes sfilitëse disa ditore të mijëra njerëzve, Greqia mbyll edhe kufirin gjatë natës. Nga ana tjetër, nuk shohim asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare ndaj këtij trajtimi, nuk shohim as të marrë masa për nevojat bazike që kanë familjet që po qëndrojnë me ditë në radhë. Gjithë kjo situatë ka prodhuar edhe aksidentin e parë fatal. Siç raportojnë mediat, një ambulancë ka aksidentuar për vdekje një fëmijë që priste në radhë të kalonte kufirin. Tmerr. Ky aksident tragjik nuk do kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur keqtrajtimi në kufi nga pala greke dhe shpërfillja disa ditore e qeverisë shqiptare ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve të vendit. Dinjiteti dhe jeta e qytetarëve të Shqipërisë është ajo çka kjo qeveri ka shitur lirë kohë më parë. Duhen marrë masa urgjentisht!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME