Categories Lajme

Duroni dhe një muaj!!! Gazetarja shqiptare në SHBA: Ja kur mund të dalë fituesi i zgjedhjeve presidenciale

Gazetarja shqiptare në SHBA, Mimoza Arapi, foli në një lidhje me “Skype” për News24 lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet prej 3 nëntorit. Sipas gazetares Arapi, situata në SHBA është e pakëndshme dhe e vështirë, dhe nuk dihet si do të përfundojë, ndërsa shtoi se emri i fituesit mund të dalë në dhjetor.

“Joe Biden mbrëmë doli me një fjalim për publikun. Nuk deklaroi fitoren. Nuk dha shkase se do ta lajmërojë fitoren. Nga ana tjetër, Trump i bëri thirrje Biden që të mos deklarojë fitoren, derisa çështja të zgjidhet. Pala ligjore e Trump thotë se do ta luftojë deri në fund, pasi mendojnë se presidenti i ka fituar zgjedhjet, por janë bërë manipulime e gabime. Është një betejë shumë e madhe ligjore dhe varet edhe nga shtetet se sa janë të gatshme të luftojnë.

Situata nuk duket e këndshme dhe askush nuk e di si do të përfundojë. Do të jetë disi e vështirë. Pala ligjore thotë se ky proces mund të zgjasë deri më 10 dhjetor, por në fakt nuk ka data të qarta, pasi procesi ndryshon nga dita në ditë. Është një betejë shumë e fortë ligjore, palët kanë marrë avokatët më të mirë në Amerikë. Me ligjet amerikane Presidenti amerikan shpallet në janar, që do të thotë se brenda dhjetorit duhet nxjerrë fituesi”, theksoi gazetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME