Categories Lajme

Vendi drejt izolimit të dytë, Basha del me videomesazh drejtuar qytetarëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me një videomesazh në rrjetet sociale, iu është drejtuar qytetarëve për situatën e rënduar nga pandemia e COVID-19, ku iu bëri atyre thirrje që të jenë të kujdesshëm. Sipas Bashës spitalet janë të mbipopulluara dhe sot vendi ka më shumë se kurrë nevojë për një lidership të ri, pasi kjo qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë. Basha: Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike. Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë.

Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë. Mirënjohje, respekt dhe solidaritet me mjeket, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor qe sot po bëjnë të pamundurën për tu ardhur ne ndihme qytetareve, pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira. Vendi ka nevojë për lidership ekonomik! Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon. Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe me te veshtirë përballimin e krizës shëndetësore. Shumica e qytetarëve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata. E vetmja përgjigje është se “fajin e kane qytetarët. Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekeve, laboratorëve, testimeve, e kapaciteteve spitalore. Nuk është faji i qytetarëve për çmimet me të larta në rajon të barnave për trajtimin e sëmundjes, rritja e papunësisë dhe pamundësisë ekonomike.

Ne, kemi mbështetur që nga fillimi çdo hap në mbrojtje të shëndetit të njerëzve dhe kemi ofruar zgjidhje. Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe të veprimit nga ana e saj. Asgjë nuk ka më rëndësi sot se jeta dhe shëndeti juaj. Prandaj ju bej thirrje të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME