Categories Lajme

Greva e grave punëtore në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka hyrë sot në ditën e 24-t

Gratë naftëtare në Ballsh ndodhen ne gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike, madje njëra prej tyre ka tentuar veprimin ekstrem për të prerë damarët. Greva e grave punëtore në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka hyrë sot në ditën e 24-t. Përveç përkeqësimit të shëndetit, duket se gratë janë të dëshpëruara që ende për to nuk po jepet një zgjidhje.

Në ditën e 24 të grevës së urisë, gjendja e naftëtareve të Ballshit është rënduar. Teksa kërkojnë pagat e prapambetura, mbrëmjen e së premtes një greviste ka tentuar të vetëvritet, ndërsa shprehet se nuk i ka mbetur rrugë tjetër. Për Mimoza Muhametajn, mbrëmja e së premtes ka qenë mbrëmja më e zezë e jetës së saj, pasi ajo ka tentuar të vetëvritet. Ajo ka 36 vite punë si naftëtare në rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh, ndërsa është në grevë urie prej 24 ditësh.  “Nata më e zezë në jetën time, kam tentuar një moment vetëm ma ka hequr thikën nga dora shoqja që që kam në krah. Unë e vdekur që e vdekur jam, ku do të vete? Do mbahemi mend, do të vetëflijohemi! Mos ta marrë asnjë si shaka. Kryeministri paska thënë mbrëmë që na ka dhënë një shans, i vetmi shans që na ka dhënë është ngujimi. I lutem edhe Gramoz Ruçit që na premtuar shumë dhe asgjë nuk ka bërë. Flasin vetëm kur vjen koha për votimet. Jam shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht. Do të vetëflijohemi, nuk ka ku të shkojë më. Jemi shumë të acaruara” deklaroi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME