Categories Lajme

Durrës/ Dasmorët pa maska, nuk mbajtën as distancë, gjobitet pronari i lokalit

Dasmat lejohen në vendin tonë, por ato duhet të organizohen përmes disa rregullave strikte. Duke qenë se në dasma grumbullohen shumë njerëz, për shkak të periudhës së vështirë të koronavirusit, autoritetet kanë rekomanduar organizatorët që të respektojnë rregullat anti-Covid. Por nuk ndodh që masat të respektohen. Në një dasëm, që është organizuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës, të ftuarit nuk kanë respektuar distancën fizike, madje nuk kanë qenë të pajisur as me maska.

Pas kontrollit është gjobitur pronari i lokalit. Bëhet  fjalë për shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, për të cilin u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali. Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. B., 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Shkëmbi i Kavajës, ka vendosur mbi rërë, tokë publike, një konstrukt metalik, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Për pasojë, shtetasi me iniciale E.K, 39 vjeç, i cili organizoi dasmën në lokalin e tij, është gjobitur nga policia dhe po hetohet në gjendje të lirë. (Foto ilustruese)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME