Categories Lajme

Një tjetër rast i kalimit ilegal të emigrantëve, shoqërohen katër persona

Kalimi i paligjshëm i emigrantëve është kthyer në fenomen javët e fundit në Shqipëri. Katër persona janë arrestuar së fundmi nga autoritetet e Elbasanit.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar u bë e mundur kapja dhe arrestimi për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve: L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira.

Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person. Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në datën 10.07.2020, në kuadër të operacionit “Mengel”, kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion perfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME