Categories Lajme

Durrës/ Efektivët e tërheqin zvarrë dhe e përplasin në tokë të riun

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me një ngjarje të publikuar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku përmes një videoje tregohej sesi një i ri përplasej në tokë nga policia e cila i vuri prangat.

Drejtoria vendore e policisë së Durrësit ka sqaruar se personi në fjalë, i identifikuar me inicialet S.M ka kundërshtuar forcat e policisë në momentin e kontrollit të kërkuar nga efektivët. Sipas policia, në momentin e shoqërimit me forcë policia i ka kryer dhe testin e alkoolit dhe ka rezultuar se i riu ishte në gjendje të dehur në makinë. Së bashku me të është shoqëruar dhe pasagjeri.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku paraqitet një shtetas, i cili është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Durrës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë, në zbatim të detyrave funksionale kanë ndaluar shtetasin S.M., për të kryer verifikim të dokumentacionit të mjetit. Shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit të punonjësve  të policisë për  të treguar dokumentacionin e mjetit, por i ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme. Edhe pasagjeri në mjet, shtetasi R.T.,  ka kundërshtuar punonjësit e policisë për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit me qëllim që drejtuesi i mjetit të mos kryente testin e alkoolit dhe të shmangte verifikimin e dokumentacionit të mjetit. Në vijim të dy shtetasit janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Komisariatit të Policisë, pa ushtruar në asnjë moment dhunë fizike ndaj tyre.

Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit nga punonjësit e qarkullimit rrugor dhe u konstatua se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.38 mg/l. Konform procedurave ligjore shtetasi S.M., (drejtuesi i mjetit) është proceduar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe i është pezulluar leja e drejtimit.

Gjithashtu edhe shtetasi R.T., (pasagjer në mjet) është  proceduar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik “. Policia e Durrësit është e angazhuar në zbatim të ligjit me qëllim, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për të   krijuar  një ambient shoqëror sa  më të sigurtë dhe fton cilindo që konstaton abuzim me  detyrën  nga ana e punonjësve të policisë që të telefonojë në numrin 112, apo  në numrin 0800 90 90 , si dhe të dërgojë imazhe në Komisariatin Dixhital,  duke ju garantuar anonimat të plotë dhe  një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME