Categories Lajme

Durrës/ Fundoset në port anija 60 tonë

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë me tonazh 60 tonë u fundos në portin e Durrësit në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjelle aty nga deti ku kishte pësuar defekt.

Pronari i anijes së quajtur “Klodi” kishte kërkuar ndihmën e rimorkiatorit për të ankoruar në breg peshkatoren pasi kishte pësuar defekt në det.

Pasi anije u ankorua në kalatën lindore aty ku gjendej ish kantieri i riparimit të anijeve, ajo u fundos pasi kishte futur shumë ujë në ambientet e brendshme të saj. Taulant Allka, kapiten i portit të Durrësit tha se kapiteni i anijes po punon dhe ka kontraktuar vinçat për të nxjerrë anijen e për të bërë riparimin e saj. Në portin më të madh të vendit problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit, shkruan News 24.

Ish-kantieri ku ndërtoheshin dhe riparoheshin anijet u privatizua nga një kompani private, e cila në mënyrë arbitrare kantierin e shkatërroi duke e çuar për shkrirje në metalurgjikun e Elbasanit. Në mungesë të Kantierit për riparimin e anijeve armatorët durrsakë janë të detyruar të riparojnë anijet në vendet fqinje, ku kostoja është disa herë më e lart

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME